Superylli brazilian, Douglas Costa, gjithnjë e më larg Juves, i cili duket se ka vendosur t’i jap lamtumirën Italisë.
Janë dy gjigantët evropianë, Paris Saint-Germain dhe Manchester United ato që kanë shprehur interesim të madh për brazilianin.
Drejtuesit klubit parisien janë duke përpiluar tanimë ofertën me të cilën do të dalin së shpejti për të, me kampionët e Francës që duket se janë favoritë për të nënshkruar me Costan.
Por duhet thënë se Djajtë e Kuq kanë për të shpenzuar këtë verë dhe nuk do ta kenë problem për të bërë një ofertë joshëse që ta bindin Juventusin për të lejuar transferimin e futbollistit në Old Trafford.
Costa i është bashkuar Zonjës së Vjetër në vitin 2017 nga Bayern Munich për 46 milionë euro.
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...