PSG dhe Fiorentina janë duke garuar për shërbimet e mbrojtësit të Napoli-t, Faouzi Ghoulam.
Algjeriani nuk është i dashur nga klubi italian edhe pse është shëruar plotësisht nga lëndimi në gju që pësoi në nëntor të vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë asaj kohe, Ghoulam cilësohej si një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në botë dhe City ishte një ndër skuadrat që e kërkonte.

Sipas Le10sport, PSG do bëjë një ofertë për lojtarin gjatë verës.
Fiorentina gjithashtu është e lidhur me lojtarin, kartoni i të cilit vlen 15 milionë euro.
29-vjeçari ka kontratë me Napoli-n deri në vitin 2022 dhe ka klauzolë të lirimit për 35 milionë euro./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë