Paris Saint-Germain është duke shkëlqyer ndaj Inter Miamit pas pjesës së parë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Botës për Klube.
Kampionët e Evropës janë duke e mposhtur skuadrën e Leo Messit me rezultat 3-0 pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Dy golat e parë për parisienët i shënoi portugezi Joao Neves.
Fillimisht ai shënoi në minutën e gjashtë pas një asistimi nga bashkëkombasi i tij, Vitinha.
Kurse rezultatin e dyfishoi gjashtë minuta para fundit të kësaj pjese pas asistimit nga Fabian Ruiz.
Një autogol i Tomas Aviles, i cili devijoi një prekje të Fabian Ruizit, i dhuroi golin e tretë Parisit. Parisi nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e katërt me anë të Hakimit, në minutën e tretë të shtesës.
Vlen të theksohet se gjatë pjesës së parë, Inter Miami nuk pati asnjë goditje në portën e Donnarumas./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?