Lojtari i AS Roma-s, Paulo Dybala, kohëve të fundit është vërsul nga një ofertë të madhe nga klubi i Arabisë Saudite.
Al Qadsiah kishte ofruar 75 milionë euro për kartonin e argjentinasit, të cilën ai e refuzoj, duke shprehur dëshirën e tij të qëndronte tek skuadra italiane, shkruan Arbresh.info.
Për këtë gjë, lojtari ka vendosur të flas, duke treguar se njëra ndër arsyet kryesor që refuzoj ofertën marramendëse ishte familja e tij.
“E kam marrë parasysh familjen time, gruan time, qytetin, ekipin, kombëtaren…njerëzit flasin për para por kam marrë në konsiderate shumë faktorë”, ka thënë Dybala.
“Jam 30-vjeçar, i kam konsideruar të gjithë faktorët dhe jam shumë i lumtur që po rri” – ka shtuar argjentinasi.
Argjentinasi është i dashuruar me fanellën e AS Roma-s, ku ju bashkua atyre nga një transferim nga Juventusi në vitin 2022, ndërsa së fundmi ka rinovuar kontratën me Romën. /Arbresh.info
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend