Sezoni 2014/15 ishte i fundit i Xavi Hernandez si lojtar i Barcelonës në “Camp Nou”.
Më 21 maj 2015, ai njoftoi se koha e tij në Barcelonë ishte në fund.
“Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë, por një vendim përfundimtar. Unë e kam biseduar gjatë me familjen time, gruan time, njerëzit e mi – tani është koha që unë të largohem në vend që të shoh vitin e fundit të kontratës sime”, tha Xavi.
“Kam nevojë për një ndryshim peisazhi. Kam marrë më pak pjesë brenda ekipit dhe mendoj se kam nevojë për një ndryshim. Nuk është ajo që më thotë zemra ime, është ajo që më thotë trupi dhe mendja ime”.
“Më është ofruar punë si pjesë e një projekti tërheqës në Katar, ku do të vazhdoj të luaj për Al Sadd edhe për dy vite të tjera dhe gjithashtu do të bashkëpunoj me “Akademinë Aspire” së bashku me vëllezërit e mi. Është vendi ideal për mua. Shpresoj të mos kem zhgënjyer askënd, plani im është të kthehem në shtëpi një ditë”, kishte thënë Xavi.
Xavi ka luajtur 676 ndeshje për Barcelonën. Më 6 qershor 2015, ai ngriti trofeun e “Champions League” në Berlin, ndeshja e tij e fundit për klubit.
Gjashtë vjet më vonë, ai do të rikthehet për të marrë drejtimin e klubit të cilin ai “ka ëndërruar ta stërvit”./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit