Me fillimin e ndeshjes kundër Bournemouthit, te Liverpooli ishte një mungesë e dukshme.
Xherdan Shaqiri nuk ka qenë një startues i rregullt te Liverpooli brenda këtij sezoni, por anësori kosovar ka qenë në super formë dhe ka shënuar gjashtë gola duke krijuar gjithashtu edhe dy asistime në Ligë për skuadrën e tij të re këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Shaqiri është lënë plotësisht jashtë skuadrës së “Redsave” për ndeshjen kundër Bournemouthit.
Mësohet se Shaqiri mungoi në këtë takim si pasojë e një tendosje të lehtë abdominale.
Sidoqoftë, pavarësisht mungesës së tij, Liverpooli siguroi një fitore bindëse në Anfield duke fituar me rezultat 3 me 0.
Sadio Mane i dërgoi ata në avantazh në minutën e 24′, Georginio Wijnaldum dyfishoi epërsinë ndërsa pak më vonë edhe Mohamed Salah gjeti rrjetën./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër