Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në “Sporti në KTV”.
Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, ‘Plisat’, trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa.
FC Prishtina emëroi trajner Armend Dallkun pas largimit të Bylbyl Sokolit.
Ndërkaq, presidenti Ejupi tha se klubi kishte edhe alternativa tjera.
“Kishim edhe alternativa të tjera, por ishte Dallku. Ai ka luajtur mbi 60 ndeshje me Shqipërinë dhe ka një bagazh tejet të madh”, tha Ejupi fillimisht.
“Ka një karakter që mund të ketë sukses në zejen e trajnerit, kështu që besojmë se me të do të kemi sukses”, shtoi ai.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...