UEFA njoftoi dje se Ronaldo është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij pas ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër Atleticos duke imituar trajnerin Diego Simeone me atë që bëri në ndeshjen e parë.
Një hetim ishte hapur rreth kësaj çështje nga UEFA, por ata hodhën poshtë mundësinë për të suspenduar yllin portugez, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, që nga fillimi ishte e qartë se Ronaldo nuk do të suspendohej, ndonëse nuk është në pyetje parimet, por gjërat e tjera.
Mbi të gjitha, rreziku për suspendim ekziston kur bëni vepra të tilla dhe në fund kjo mund të t’iu kushtoj shumë. Mjafton të shikoni rastin e Nedved në vitin 2003, ku mungoi në finale të UEFA Ligës së Kampionëve kundër Milanit për shkak të një kartoni të verdhë.
Edhe pse rregullat në lidhje me kartonët e verdhë kanë ndryshuar që nga atëherë, nuk ia vlen të ndëshkohesh për shkak të një gjesti në fund.
Përveç kësaj, gabohemi nëse themi se gjesti i Ronaldos është i njëjtë me atë të Simeones, sepse gjërat nuk janë kështu. Për të sqaruar gjithçka, trajneri i Atleticos u kthye ka tifozët e tyre dhe bëri gjestin duke shfaqur se skuadra e tij ka atributet e duhura dhe duke iu treguar atyre se gabojnë nëse mendojnë ndryshe. Një gjest i keq, por ndoshta jo një provokim.
Nga ana tjetër, Ronaldo nuk u kthye te tifozët e tyre, por drejtë tifozëve të Atleticos. Prandaj, gjesti merr një kuptim plotësisht tjetër nga si i Simeones./arbresh.info/
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...
Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit...
Marseille nuk heq dorë nga Edon Zhegrova, futbollisti dardan...