Proton Cable Prizreni ka arritur të fitoj derbin e Prizrenit ndaj skuadrës së Bashkimit me rezultat 90-82, në kuadër të javës së 11-të, në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për P.C. Prizrenin në elitë, pas asaj fitore në mesjavë ndaj kampionit Pejës, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për bardhezinjët të cilët e panë vetën në disavantazh pas dy çerekëve me rezultat 46-42.
Por në pjesën e dytë skuadra u rikthye dhe arriti të shënoj fitore në fund me rezultat 90-82.
Më i miri në këtë ndeshje ishte Desi Sills me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistim, lojë të mirë bëri edhe Musab Mala që shënoi 18 pikë e dha gjashtë asistime.
Për Bashkimin më të mirët ishin tandemi Isiah Umipig dhe Eric Copes, që realizuan nga 18 pikë secili.
PCP arriti fitoren e katërt këtë sezon pas 11 ndeshjeve teksa për Bashkimin kjo ishte humbja e shtatë në këtë sezon./Arbresh.info
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...