Jiangsu Suning shpallet për here të parë kampion në Superligën e Kinës, duke mposhtur skuadrën e Fabio Cannavaros, Guangzhou Evergrande me rezultatin 2-1.
Finalja zhvillohet me dy ndeshje, ndërsa sfida e parë përfundoi pa gola.
Skuadra e drejtuar nga rumuni Cosmin Olaroiu, kaloi në avantazh falë lojtarit italo-brazilian dhe njëkohësisht ish-sulmues i Interit, Eder.
Më pas golin e dytë e shënoi Alex Teixeira për Suning, që duket se i dha fund sfidës, pasi goli i Wei Shihao nuk ndryshoi diçka.
Pas kësaj fitoreje kishte festë edhe në shtëpinë e Interit, pasi familja Zhang ka në pronësi edhe klubin zikaltër nga Milano.
Nuk munguan edhe urimet e klubit zikaltër për klubin kinez në ueb faqen e tyre zyrtare.
Me këtë titull kampion, ekipi i familjes Zhang ka ndërprerë dominimin e Guangzhu Evergrande ku në 10 vitet e fundit ka fituar 8 kampionate. /Telegrafi/
??? andiamoooo pic.twitter.com/0Cct3C0NyE
— Eder citadin martins (@Edercitadin7) November 12, 2020
? | CONGRATS
A huge congratulations to Jiangsu Suning for their historic title! @Edercitadin7 and @miranda023 are Champions of China! ?https://t.co/No10JoqWhY
— Inter (@Inter_en) November 12, 2020
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...