Bayern Munich mund të jetë pa sulmuesin Kingsley Coman për disa muaj pasi ky i fundit pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenham.
Francezi ishte duke vrapuar pas topit derisa pësoi një lëndim në gjurin e majtë, transmeton portali arbresh.info.
Coman menjëherë është shikuar nga stafi i “Bavarezëve” dhe u largua nga fusha.

Menjëherë pas kësaj që ndodhi Jermaine Jenas, ish mesfushori i shumë skuadrave të njohura tha se e ka pasur këtë lëndim dhe është shumë i keq.
“Është keq. E kam parë çfarë ndodh dhe nuk është mirë. Nuk mund të kuptosh çfarë do të ndodh deri sa të përfundojnë testet”
“Nëse nuk ka pësuar ndonjë gjë serioze do të jem në shok”
Bayern dje arriti të mposhtë Tottenham dhe u kualifikua në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve si lider i grupit B./arbresh.info.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren