Trajneri i Barcelonës, Quique Setien do të këtë punë të vështirë këtë vikend kundër Getafes.
Pos Clement Lenglet, i cili do mungojë sepse u ndëshkua me të kuq në fitoren ndaj Real Betis, dyshja qendërmbrojtëse Gerard Pique dhe Samuel Umtiti do mungojnë për shkak të lëndimeve.
Sipas AS, asnjëri nga lojtarët nuk u stërvit me grupin të hënën, gjë që ka bërë të këtë mendime se nuk do luajnë në vikend.

Dy qendërmbrojtësit do të kontrollohen nga stafi mjekësor pastaj do të shihet nëse do t’iu jepet e drejta për të luajtur.
Nëse ndodh kjo gjë, atëherë do këtë probleme të mëdha për kampionin e Spanjës sepse Getafe këtë sezon është në formë të mirë duke u renditur në pozitën e tretë në tabelë./arbresh.info.
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...