Trajneri i njohur kosovar, Seid Onbashi ka njoftuar se është detyruar ta lë shtetin e Finlandës dhe është kthyer në Kosovë.
Ai ka njoftuar se ka hasur në probleme me vizën sportive në Finlandë, dhe andaj është detyruar të kthehet në Kosovë.
Onbashi ishte angazhuar në rolin e trajnerit në Finlandë, po që kjo ‘ëndërr’ iu mohua shkaku i probleme me vizë.
Onbashi ka bërë me dije se karrierën e tij do ta vazhdojë në Kosovë, si trajner i grupmoshës U15 të Mitrovicës, si dhe me lojtarë privatë.
POSTIMI I TIJ I PLOTË:
“Caktimi i Allahut është më i mirë se dëshira e njeriut.
Pas problemeve me vizën sportive, jam detyruar të kthehem në Kosovë nga Finlanda .Nuk ishte e lehtë, por besoj se çdo gjë ndodh me një arsye.
Për momentin jam i angazhuar me gjeneratën U15 të FC Mitrovica, si dhe me lojtarë privatë, duke vazhduar punën me përkushtim, disiplinë dhe besim të plotë në proces.
Jam i bindur se puna e mirë sjell rezultate dhe pres me optimizëm mundësitë që na i cakton Allahu i Madhërishëm.
Durim, besim dhe punë – rruga vazhdon”, shkruan ai.
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...