Kampionja evropiane në xhudo Majlinda Kelmendi do të pritet në mënyrë institucionale me rastin e ardhjes së saj në Kosovë nga Rusia ku edhe fitoi medaljen e artë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet një komunikate për media njofton se nesër organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas komunikatës me këtë rast në orën 20:00, do të mbahet një konferencë për media në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Majlinda Kelmendi dje ka fituar medaljen e artë në garat e xhudos që janë mbajtur në Kazan të Rusisë. Ajo në finale ka mundur kundërshtaren e saj nga Franca dhe kështu është shpallur kampione e Evropës në xhudo.
Për nder të fitueses në Kazan të Rusisë është intonuar himni i Kosovës si edhe është ngritur flamuri shtetëror ku është nderuar nga Garda e ushtrisë ruse./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...