KB Sigal Prishtina është duke vazhduar ta konsolidojë skuadrën për edicionin e ri ku synim e ka rikthimin e titullit që i mungon që nga viti 2019.
Në rrugën për kompletuar skuadrën, kryeqytetasit në radhët e veta kanë siguruar shërbimet e Lamb Autrey, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të tyre në rrjetin social Facebook.
Autrey vjen nga Superliga e Çekisë, ku ka shkëlqyer me Ostravas me një mesatare prej 15.5 pikëve, 5.6 kërcimesh e 4.2 asistimeve.
Vlen të theksohet se përveç në Çeki, karrierë ka bërë edhe në Hungari e Finlandë. Ai luan në pozitat 1/2.
Ky është transferimi i dytë i huaj i Sigal Prishtinës, ndërsa priten edhe tri sosh./Arbresh.info
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita