Menjëherë pasi u nda me Armend Dallkun, FC Prishtina e ka zyrtarizuar pasardhësin e tij.
Në fakt, klubi Bardhektër e ka emëruar Zekirija Ramadanin për trajner të saj të ri.
Kryeqytetasit kështu e angazhuan kryetrajnerin e 23-të pasluftës.
Ish-kapitenin dhe kryetrajnerin Dallku do ta pasojë trajneri 42 vjeç, i lindur në Shkup më 21 janar, 1978.
Para Prishtinës, ai e ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19).
“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit”, ka thënë Ramadani pas emërimit në krye të ekipit prishtinas. /Gazeta Express/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...