Prishtina nga ora 19:00 e pret në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, skuadrën Europa FC nga Gjibraltari në kuadër të ndeshjeve paraeliminatoretë Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjibraltar u mbyll me rezultat 1-1.
Prishtinën çdo fitore e dërgon në raundin eliminator, që do të ishte hera e paë për një skuadër kosovar që do ta kishte këtë sukses në Ligën e Evropës.
Në konferencë për shtyp trajneri Mirel Josa dhe kapiteni Armend Dallku u shprehën pozitiv se Prishtina do ta kalojë këtë raund.
“Një skuadër që dëshiron të kualifikohet nuk shkon kurrë që të mbrojë rezultatin. Duhet të dimë që edhe të tjerët luajnë futboll. Duhet të jemi efikas si në mbrojtje dhe në sulm.”
Për këtë Prishtina pritet të sulmojë që nga minuta e parë.
Për tifozët që duan ta shohin këtë ndeshje hyrja do të jetë 3 euro dhe 5 euro.
Pritet numër i konsideruar i tifozëve për këtë ndeshje, pasi mundësia që Prishtina të fitojë deh të kalojë përpara është e madhe.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...