Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 68-82.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar ku kryeqytetasit patën epërsinë vetëm dy pikë pas dy periudhave, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë diferenca u bë në çerekun e tretë ku bardhekaltrin e fituan atë periudhë me dhjetë pikë dallim.
Deri në fund Prishtina mbajti epërsinë dhe arriti një hap të madh drejt kalimin tutje.
Më i dalluari tek kryeqytetasit ishte Dukes me 17 pikë, si dhe Bailey e Burns me nga 16 sosh.
Kurse tek Vëllaznimi shkëlqyen me 25 pikë Hellems dhe Todd me 14 sosh.
Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë./Arbresh.info
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...