Prishtina ka shënuar fitore ndaj Partizanit në udhëtim me rezultat 77:94 (17:24, 17:28, 20:17, 23:25), në xhiron e nëntë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.
Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe e menaxhuan lojën më mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 17:24, përcjell arbresh.info.
Epërsia e vashave prishtinase u rrit në 12 pikë, 17:29, e më pas zhvillohet lojë e barabartë deri në fund të pjesë së parë, ku mysafiret shkëputen dhe shkuan në pushim me shifrat 34:52.
Epërsia e skuadrës prishtinase u rrit në 20 pikë, 38:58, dhe loja u kontrollua nga mysafiret, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:69. Në dhjetë minutat e fundit prishtinaset menaxhuan mirë epërsinë dhe fituan në fund me rezultat 77:94.
Te Partizani u dalluan Aida Palko me 28 pikë e 15 kërcime dhe Ornela Lalaj me 21 pikë e 15 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 32 pikë e 15 kërcime, Tynice Martin me 23 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime dhe Agnesa Rrahmani me 20 pikë.
Partizani ka dy fitore e shtatë humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore e tri humbje. / arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...