Prishtina ka njoftuar largimin e futbollistit të ardhur këtë verë, Akileu Ndreca.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të kryeqytetasve largimi i tij ka të bëjë me arsye personale të futbollistit.
“FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij.”
“E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.”
“24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër./Arbresh.info
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë