Prishtina në fundin e ndeshjes ka siguruar fitoren ndaj Feronikeli-t (1 – 2).
Dy ish kampionët e Kosovës zhvilluan sfidë interesante, derisa skuadra nga kryeqyteti arkëtoi pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Muça i mysafirëve që në minutën e 31-të ‘tundi’ portën e vendasve duke zhbllokuar rezultatin e ndeshjes, me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.
Kurse, në fillimin e pjesës së dytë, Hoti barazoi shifrat në 1 – 1 (46′).
Tutje, një penallti nga mysafirët në minutën e 85-të vulosi fitoren e Prishtinës që e realizoi Endrit Krasniqi.
Pas kësaj fitore Prishtina renditët në pozitën e dytë me 11 pikë, derisa Feronikeli në vendin e tetë me gjashtë sosh./arbresh.info.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...