Google ADS

Prishtina ndanë rrugët me një tjetër lojtar

18:13 | 12 Qershor 2024
D.H

Prishtina ka ndarë rrugët me lojtarin Fitim Susuri.

Klubi dhe lojtari me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit, shkruan Arbresh.info.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra e Prishtinës në rrjetin social Facebook.

Lojtari sezonin e kaluar ka qenë i huazuar tek skuadra e Suharekës në Ligën e Parë, ku u shpallën kampion dhe u inkuadruan në Superligë.

Kurse tek Prishtina ka pasur 11 paraqitje në stinorin pranveror të sezonës 2022/23.

Prishtina ka larguar shumicën e lojtarëve të sezonit të kaluar teksa pritet t’i zëvendësojë ata shumë shpejtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme