Prishtina ka siguruar tri pikë të plota në ndeshjen derbi mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Dritës.
Skuadra nën udhëheqjen e Armand Dallkut ka fituar me rezultat 1 me 0 ndeshjen derbi kundër “Intelektualëve” në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 11-të në Ipko Superligë, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët dominuan plotësisht gjatë gjithë ndeshjes, por golin e epërsisë e gjetën në minutat e fundit të kësaj përballje mjaftë të rëndësishme.
Ishte mbrojtësi Armend Thaçi që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 82′ duke shënuar kështu edhe golin e fitores ndonëse kishte edhe një rast shumë të mirë disa sekonda më vonë në një përballje direkte me portierin.

Gjatë pjesës së parë rasti më i mirë ishte në minutën e 16′ duke goditur transversalen pas një rasti të krijuar me ekzekutimin e një goditje nga rivënia këndore.
Me këtë fitore, Prishtina qëndron në pozitën e katërt me 20 pikë, një më pak se Drita në pozitën e tretë me një pikë më shumë./arbresh.info/
Pamje gjatë ndeshjes:

Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...