
Screenshot
Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të play-offit pasi ka mposhtur Vëllaznimin në çerekfinalen e tretë.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 86-82 pas vazhdimeve, shkruan Arbresh.info.
Koha e rregullt përfundoi 72-72.
Më i dalluari tek Prishtina ishte Davis me 22 pikë. Lojë të mirë bëri edhe Clark që shtoi 19 sosh.
Tek Vëllaznimi më i dalluari ishte Hellens me 21 pikë e 13 kërcime.
Në gjysmëfinale Prishtina do të takohet me Trepçën.
Seria gjysmëfinale nis të shtunën në Mitrovicë, teksa finalen e siguron skuadra që arrin tri fitore e para./Arbresh.info
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...