Z Mobile Prishtina ka dëshmuar edhe një herë që është favorite shumë e madhe për të fituar titullin në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtina të dielën e ka pritur Golden Eagle Yllin, që vlerësohet konkurrenti më i madh i saj në garën për titull të kampionit. Dhe ndaj skuadrës nga Suhareka ka fituar bindshëm. 90:77 ishte rezultati i takimit të luajtur para afro 200 shikuesve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kështu Prishtina ka bërë edhe një hap drejt përfundimit të stinorit të rregullt me të gjitha ndeshjet e fituara. Për Prishtinën ishte fitorja e 26-të rresht. Prinë në tabelë me 52 pikë, ndërsa prej pozitës së parë edhe do të fillojë garën në gjysmëfinale të plejofit.
Ylli është i dyti me 44 pikë, pozitë që pritet ta mbajë deri në fund e që do t’i mundësojë që plejofin ta nisë po ashtu nga gjysmëfinalja. Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe dy xhiro.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi