Skuadra më e suksesshme në histori të basketbollit të Kosovës, nuk ka lejuar befasi në duel me Proton Cable Prizrenin.
Prishtina triumfoi 102-89, për ta barazuar me pikë liderin e Procredit Superligës, Bashkimin, i cili ka një ndeshje për ta zhvilluar nesër, njofton Klankosova.tv.
Kryeqytetasit që në çerekun e parë treguan se nuk do të kalojë lehtë kundërshtari. Atë e mbyllen me shtatë pikë epërsi, 30-23.
Edhe 10 minutëshi i dytë i takoi vendasëve, 22-21, kurse vetëm fraksionin i tretë ‘foli’ për prozrenasit, 22-23.
28-22 përfundoi pjesa e fundit, për rezultatin përfundimtar, 102-89.
Me 23 pikë, 7 kërcime e dy asistime, Cory Reeves ishte më i dalluari te ‘Bardh e kaltërtit”, ndërkaq te skuadra humbëse, më të mirët në parket ishin Lenzelle Smith J.r me 28 pikë e Tervell Beck me 25 sosh, raporton Klankosova.tv
Prizreni vazhdon të jetë i fundit në tabelë, me vetëm 5 fitore e 17 humbje, duke rrezikuar shumë që në edicionin e ardhshëm të garojë në Ligën e Parë!
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë