Prishtina ka arritur të fitoj minimalisht me rezultat 1-0 ndaj Ferizajt në xhiron e 12-të në elitën e futbollit kosovar.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola përkundër rasteve nga dyja palët, shkruan Arbresh.info.
Teksa në pjesën e dytë ishte zëvendësuesi, Leotrim Kryeziu, i cili realizoi në minutën 61-të, për të kaluar në avantazh kryeqytetasit.
Bardhekaltrit i përcolli fati në fundin e takimit, pasi Sokol Kiqina, shumë lehtë ka mundur t’i jap skuadrës së tij një pikë të vlefshme por fillimisht goditi shtyllën, e në tentativën e dytë goditja shkoi mbi portë.
Me këto tri pikë, Prishtina tashmë është në kuotën e 19 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Ferizaj mbetet në vendin e tetë me 14 sosh./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...