Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 51:86 (7:38, 15:13, 19:19, 10:16), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.
Prishtinasit e filluan furishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të lartë qysh në çerekun e parë dhe këtë epërsi e ruajtën deri në fund, për të regjistruar fitoren e radhës.
Vendasit për dhjetë minuta shënuan shtatë pikë, ndërsa mysafirët 38 dhe kjo epërsi ishte e pakapshme për kuqezinjtë. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar dhe Prishtina triumfon 51:86.
Rrezart Memedi dhe Nate Grimes shënuan nga 17 pikë për kryeqytetasit.
Kuqezinjtë kanë tetë fitore e 16 humbje, ndërsa bardhekaltrit 18 fitore e gjashtë humbje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...