Pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina e Re ka filluar ta konsolidojë skuadrën për një sezon sa më të mirë në elitë.
Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me kapitenin e skuadrës Samir Sadriu, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.
“KF Prishtina e Re konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me Samir Sadriun, kapitenin e skuadrës, i cili mbetet pjesë e pandashme e klubit edhe në periudhën kur po vijon procesin e rikuperimit nga një lëndim serioz i pësuar në muajin shkurt”.
“Ndërsa vazhdon rikthimin drejt formës së plotë, Samiri do të jetë pranë skuadrës në një rol të përkohshëm si menaxher i ekipit, për të ruajtur afërsinë me grupin dhe për të sjellë frymën e tij udhëheqëse edhe jashtë fushës së blertë”.
“Kontributi i tij për KF Prishtina e Re ka qenë gjithmonë i çmueshëm, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes dhe ne jemi të bindur që prania e tij mbetet një vlerë e madhe për gjithë grupin”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...