Prishtina e Re ka arritur të shënoj një fitore të madhe ndaj Feronikelit ‘74 duke e mposhtur me rezultat 0-2.
Kjo fitore e dërgon në çerekfinale të Kupës së Kosovës liderin e Ligës së Parë të grupit B, shkruan Arbresh.info.

Kreshnik Bahtiri realizoi fillimisht për kryeqytetasit në minutën e 68-të.
Teksa pesë minuta më vonë, Fatih Ismaili realizoi për të dyfishuar epërsinë.

Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Prishtina e Re arriti triumfin dhe çerekfinalen.
Përveç Prishtinës së Re, Ferizaj, Drenica, Prishtina, Drita, Vëllaznimi, Llapi dhe Malisheva kanë siguruar çerekfinalet./Arbresh.info


Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...