Prishtina e Drita ndajnë pikët, Llapi mund kampionët, fitojnë Hajvalia e Vushtrria

19:20 | 30 Shtator 2015
M. A.

Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në përballje me Dritën, të mërkurën në kryeqytet në kuadër të javës së tetë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Përballja mes rivalëve të vjetër, është përshkruar më lojë mesatare, ndërsa ishin mysafirët të parët që kaluan në epërsi me anë të Alban Shillova në minutën e 63-të, ndërsa një pikë prishtinasve ua siguroi koreani Park Sung në minutën e 69-të duke shënuar një super gola, transmeton KosovaPress.

Imazhi i këtij derbi u prish në fund të ndeshjes, ku u krijua një tollovi, kur futbollistët e Prishtinës protestuan ashpër, madje, në tollovin e krijuar nuk u kursye as gjyqtari anësor, i cili sipas nikoqirëve anuloi golin e rregullt.

Hajvalia ka vazhduar serinë e pozitive të rezultateve, duke mundur Istogun, me rezultat 1-0. Skuadra e Ismet Munishit me golin e Liridon Lecit në minutën e 79-të arkëtojë edhe tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës. Hajvalia tani ka 12 pikë dhe ngjitet në pozitën e katërt, kurse Istogu mbetet në vendin e fundit me vetëm pesë gola.

Pikët e plota në këtë mesjave i ka arkëtuar edhe Vushtrria, e cila në “Ferki Aliu”, mundi Drenicën me golin e Mehmet Gerxhaliut në minutën e 78-të.

Ndërkaq, Feronikeli ka pësuar humbjen e tretë në këtë sezon të garave. Kampionët në fuqi janë mposhtur në udhëtim nga Llapi, me rezultat 1-0. Golin e fitores për llapjanët e ka shënuar Egzon Sinani në minutën e 40-të.

Pas kësaj fitore, Llapi arrin në kuotën e 11-të pikëve dhe zë vendin e pestë, kurse, “Nikeli” mbetet në pozitën e dytë më 15 pikë.

Besa dhe Gjilanin, në njërën ndër takimet kryesore të kësaj mesjave kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në “Shahin Haxhiislami” të Pejës.

Raiffeisen Superliga: Java e 8-të

Rezultatet

Besa –Gjilani 0-0

Llapi – Feronikeli 1-0

Prishtina – Drita 1-1

Hajvalia –Istogu 1-0

Vushtrria – Drenica 1-0

Të enjten takohen:

Trepça’89 – Liria

Tabela

1.Trepça ’89 17

2.Feronikeli 15

3.Gjilani 14

4.Vushtrria 12

5.Hajvalia 12

4.Besa 11

7.Llapi 11

8.Drita 9

9.Drenica 8

10.Liria 8

11.Prishtina 8

12.Istogu 5

 

Shpërndaje në rrjete sociale