
Screenshot
Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Drenica me rezultat 4-3, shkruan Arbresh.info.
Kryeqytetasit ishin duke fituar 4-0, mirëpo drenicakët ngushtuan rezultatin.
Në sfidën tjetër, Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Dukagjinit.
Dy golat i realizoi Almir Kryeziu.
Ndërkohë takimi tjetër mes Llapit dhe Ferizajt u mbyll 1-1.
Pas nëntë xhirosh, Prishtina është në krye të tabelës me 22 pikë. Ballkani është i dyti me 18 sosh. Dukagjini e Drita ndajnë pozitat tre dhe katër me nga 14 pikë.
Drenica, Llapi, Malisheva, Ferizaj dhe Gjilani kanë nga 10 pikë. Kurse Prishtina e Re e mbyll renditjen me shtatë sosh./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...