Prishtina dhe Llapi kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja u mbyll me rezultat 0-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Vendasit patën raste të mira shënimi gjatë pjesës së parë me anë të Leotrim Kryeziut e Rigon Llugiqit.
Kurse rastin më të mirë e pati sulmuesi Alex Gnapi, mirëpo nuk arriti ta konkretizojë.
Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre.
Prishtina tentoi me Drilon Islamin në dy raste nga distanca, por pa sukses.
Në anën tjetër, Ardit Tahiri kishte rastin më të mirë për Llapin, por i vetëm me portier gjuajti lartë mbi portë.
Pas 22 ndeshjeve, Prishtina ka 30 pikë dhe është e pesta kurse Llapi mbetet i parafundit me 23 sosh./Arbresh.info
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028
Presidenca: Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës...