Prishtina afër të sigurojë kualifikimin, pjesa e parë mbyllet me epërsi ndaj Connah’s

21:01 | 29 Korrik 2021

Prishtina e ka mbyllur me epërsi 2-1 pjesën e parë ndaj Connah’s Quay Nomads në ndeshjen kthyese të raundit të dytë në Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës po zhvillon një pjesë të parë të mirë ndaj kampionit të Uellsit dhe është gati të konfirmojë kalimin në raundin tjetër.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tretë dhe ishin vendasit që kaluan në epërsi 1-0 me anë të Jamie Insall.

Megjithatë, Prishtina arriti të kthehet në lojë dhe të shënojë dy gola për të barazuar rezultatin dhe kaluar në epërsi.

Ishte mesfushori Endrit Krasniqi që shënoi dy golat, ku fillimisht shënoi në minutën e 29-të për 1-1 dhe në minutën e 36-të shënoi për 1-2.

Në përgjithësi, u zhvillua një pjesë e parë thuajse e barabartë, me Prishtinën që po menaxhon lojën dhe rezultatin, pa rrezikuar shumë mbrapa. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara