Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bruksel pasi Federata e Evropiane e Hendbollit skualifikoj Serbinë nga turneu për kualifikime për Kampionatin Botëror U21 të hendbollit për femra; ani pse serbët ishin organizatorë të turneut.
Vuçiç ka diskutuar me Bashkimit Evropian edhe për protestat në qendër të kryeqytetit të serbëve, Beogradit.
Vuçic ka thënë se anulimi i ndeshjes është i arsyeshëm sepse Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën.“Nuk mund të zhvillohet ndeshje mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos në territorin e Serbisë. Tifozët kanë vepruar me mençuri. Ata erdhën në natën para lojës dhe kënduan këngë patriotike.
Ata nuk bënë telashe, ata e bënë atë me shumë mjeshtëri.”Në fund Vuçiç ka përshendetur veprimet “mençura” dhe me “mjeshtëri” të qytaterë te tij duke thënë se siguria e tyre është synimi kryesor i tij.
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar 10-0 ndeshjen ndaj Serbisë.Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj