Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se është kundër Superligës së Evropës dhe pretendon se superkampionët janë shpikur kryesisht nga shtypi italian.
Shefi i UEFA ka ndërhyrë në diskutimin rreth një Superlige të Evropës, duke thënë se do ta vriste futbollin, duke shtuar se këtë gjë e ka shpikur shtypi italian.
“Ekziston një bashkëpunim i fortë midis nesh dhe ligave. Gjëja pozitive në këtë situatë është dialogu dhe solidariteti”.
“I ashtuquajturi Superkampionati është një shpikje e disa klubeve dhe disa mediave italiane, jo propozimi ynë”.
“Do të ishte një nga projektet më të mërzitshme në botë. Dy ose tre klube flasin për këtë, të cilët besojnë se meritojnë më shumë se të tjerët, por që në fakt fitojnë pak dhe besojnë se ata mund të jenë fitues në një Superligë”.
“Nuk është një diskutim serioz, këto lloj idesh do ta vrisnin futbollin. Unë jam fuqimisht kundër një Superlige që është shpikur kryesisht nga shtypi italian”, ka thënë Ceferin. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...