Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka konfirmuar se lojtarët të cilët do të luajnë në Superligën Evropiane, do ta kenë të ndaluar të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian.
12 klube, Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Inter, Milan dhe Juventus, e krijuan Superligën Evropiane të dielën, raporton Gazeta Express.
Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.
UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.
“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do ta kenë të ndaluar të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionate Evropiane. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, ka thënë Ceferin të hënën.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...