Presidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al-Khelaifi i ka dal në mbrojtje Thomas Tuchelit duke thënë se ende i beson trajnerin pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Gjiganti në Liga 1 u eliminua nga xhiroja e 1/8-ës në tri sezone rresht dhe mbrëmjen e mërkurës ishte Manchester United që i befasoi ata në Paris, transmeton portali arbresh.info.
Disfata 3 me 1 në shtëpi bëri që PSG të përjashtohet nga kompeticioni më i madh për shkak të golit me rëndësi më të madhe si mysafirë meqenëse rezultati përfundimtar ishte 3 me 3.
Liga e Kampionëve ka qenë një shënjestër e PSG-së për një kohë të gjatë dhe disfata është e sigurt se vendos pak presion ndaj Tuchelit pavarësisht udhëheqjes me 17 pikë në Liga 1, por Al-Khelaifi ka thënë se nuk është koha për të bërë vendime të tilla.
“Unë i besoj trajnerit”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për L’Equipe.
“Ne do të shohim vendimin e tij nëse ai dëshiron të ndryshoj ose nëse nuk dëshiron të ndryshoj, por nuk është për shkak se ne humbëm një ndeshje dhe duhet të reagojmë tani”
“Me duhet të marrim vendime me kokë të qetë, por ky nuk është momenti. Ne duhet të qetësohemi”
“Ne duam të shohim se çfarë trajneri kërkon gjithashtu. Është shumë e rëndësishme”
“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes”
PSG ishte e pafat për tu eliminuar në këtë ndeshje për shkak se Marcus Rasfhrod konvertoi në gol penaltinë në minutën e 94′ për United./arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...