Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ua ka bërë me dije klubeve të mëdha evropiane, e veçanërisht Real Madridit, se Neymari dhe Kylian Mbappe nuk janë në shitje.
Thashethemet rreth të ardhmes së yjeve të PSG-së vazhdojnë, posaçërisht për të ardhmen e Neymarit dhe Kylian Mbappes.
Por, Al-Khelaifi e pranon se kampioni i Ligë 1 mund t’i mbajë yjet në klub, përkundër interesimit të madh nga top klubet evropiane.
Duke folur për të përditshmen spanjolle Marca, Al-Khelaifi këmbënguli se asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga klubi.
“As Real Madridi e as një klub tjetër në botë nuk ka nevojë të na telefonojë për Neymarin apo ndonjë lojtar tjetër. Real Madridi e di shumë mirë se Neymari nuk është në shitje dhe se ai nuk do të largohet nga PSG-ja këtë verë. Ne kemi marrëdhënie fantastike me Neymarin dhe babanë e tij, e cila është e ndërtuar për të zgjatur për shumë kohë”, tha ai.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...