Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi insiston se pasigurit rreth FFP-së nuk do t’i detyrojnë ata të shesin yjet si Neymar ose Kylian Mbappe.
Të dy lojtarët janë folur shumë për transferim te gjigantët si Real Madridi dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është 100 për qind, por 2,000 për qind”, ka thënë Al-Khelaifi për Le Parisien kur është pyetur nëse dy yjet e PSG-së do të qëndrojnë në Parc des Princes.
“Ata do të qëndrojnë në Paris. Shumë media, veçanërisht në Francë, pretendojnë se ne do të detyrohemi të shesim Neymarin ose Kylianin. Unë dua t’ua konfirmojë se Kyliani dhe Neymar do të qëndrojnë këtu”
“Sigurisht, ne dëshirojmë të blejmë, të qëndrojmë në strukturë me rregullat e FFP-së. Ne kemi besim. Ne kemi mundësi për rekrutim”, përfundon Al-Khelaifi./arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...