Presidenti i Olympique Lyonit, Jean – Michel Aulas insiston se ata mund të përballojnë punësimin e Jose Mourinhos.
Ish trajneri i Manchester United është përmendur si një zëvendësues i Bruno Genesios, i cili do të largohet nga Lyonit kur të përfundojë kontrata e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Mourinho? E dua atë. Shumë i shtrenjtë? Jo, nuk mendoj kështu. Nuk e di sepse nuk kemi folur”, ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Aulas.
“E kam parë në ëndërr këtë. Nganjëherë ne nuk mund të bëjmë gjëra që ne dëshirojmë sepse trajnerët janë nën kontratë ose… Këtu ne jemi një mundësi për të bërë dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë”
“Ne nuk jemi më në një fazë për ndërtim por për të operuar atë që kemi bërë, shumë investimet që i kemi bërë. Ne nuk do të refuzojmë diçka nëse është e mundur, nëse trajnerët dëshirojnë të vijnë. Besoj se janë disa që dëshirojnë të vijnë”, përfundoi Aulas./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër