Sensacioni i Lille, Nicolas Pepe, është futbollisti më i kërkuar momentalisht në tregun e transferimeve dhe sipas presidentit të klubit francez, hiç më pak se katër klube kanë bërë ofertë në vlerë prej 80 milionë euro për të.
Pepe është buzë largimit nga Ligë 1 dhe pritet ta zgjedhë klubin e ardhshëm në ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se Interi, Napoli, Liverpooli dhe Arsenali janë të interesuara për talentin nga Bregu i Fildishtë.
Presidenti i Lille, Gerard Lopez, ka treguar se katër klube kanë bërë tashmë ofertë për 23-vjeçarin, por pa e zbuluar identitetin e tyre.
“Ne i kemi marrë katër oferta nga klubet e mëdha, të cilat i plotësojnë kërkesat tona”, tha Lopez për La Voic du Nord.
“Napoli është ndër klubet që i kanë ofruar 80 milionë euro siç kemi kërkuar ne. Tani i takon lojtarit të vendosë se ku dëshiron të shkojë në bazë të oferta që i ka marrë. Ai kthehet nga pushimi të hënën dhe në mesjavë vendos për të ardhmen”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve