Google ADS

Presidenti i Lecces: Jemi të lumtur për cilindo prej lojtarëve tanë të ftuar në kombëtaret, shumë e bukur historia e Berishës

23:14 | 9 Qershor 2024
D.H

Lecce për herë të parë në historinë e vet, do të ketë tre lojtarë të huaj pjesëmarrës në një Kampionat Evropian.

Marin Pongracic i Kroacisë ishte i sigurt për një vend, po ashtu si Ylber Ramadani me Shqipërinë.

Por emri i tretë në listë ka qenë befasi për shumëkënd, pasi Sylvinho ftoi edhe Medon Berishën ne radhët e kuqezinjve.

Djaloshi i talentuar është afruar si një lojtar me të ardhme të madhe në radhët e kuqezinjve dhe kjo ftesë sidomos mbush me krenari presidentin e klubit italian, Saverio Sticchi Damiani.

“Jemi krenarë për këtë arritje. Jemi të lumtur për cilindo prej lojtarëve tanë të ftuar në kombëtaret”.

“Shumë e bukur historia e Berishës, i cili nga ekipi i të rinjve mbërriti në Euro 2024, ftesa e tij është një shpërblim për punën e bërë nga i gjithë departamenti ynë teknik në çdo komponent, duke parë që ai vjen nga ekipet e të rinjve”, ka thënë presidenti i Lecces, Damiani.

Shqipëria është në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale