Presidenti i La Ligas, Javier Tebas insiston se është i fokusuar dhe i sigurt se sezoni do të përfundojë në fund të qershorit.
Shtyrja e Evropianit për një vit të plotë ka bërë që të këtë kohë që kampionati të përfundojë, transmeton portali arbresh.info.
Tebas ka pranuar se prioritet mbetet ta përfundojnë sezonin deri në datën 30 qershor dhe janë në bisedime me ligat e tjera.

“Mendohej që ta përfundojmë sezonin në mesin ose fundin e majit, por data e fundit do të jetë 30 qershor. Jemi duke punuar me ligat e tjera si ajo italiane që i kanë mbetur 14 ndeshje ose daneze që ka 15”.
“Vendimi i UEFA për të shtyrë kampionatin evropian na ka shërbyer mirë dhe do provojmë të përfundojmë garën. E kemi bërë kalendarin edhe para se të shtyhet Euro. Ishte faza që e dinim se mund ta arrijmë”, theksoi presidenti i La Liga.
Pritet të shihet në javët e ardhshme se a do fillojë kampionati spanjoll, apo do suspendohet përsëri./arbresh.info.
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...