Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, e lavdëroi skuadrën e tij, që e ndali sot Juventusit me barazim pa gola. Ai i pati lëvdatat më të mëdha për Franck Riberyn, për të cilin tha se është më i mirë sesa Cristiano Ronaldo.
Presidenti amerikano-italian ishte në tribunat e stadiumit “Franchi” sot, për ta përvjellë klubin e tij në ndeshjen kundër Juventusit, që u mbyll me rezultat 0:0 dhe ku futbollistët e skuadrës së tij i patën rastet më të mira, transmeton Gazeta Express.
“Unë jam shumë i lumtur pasi që djemtë e dhanë më të mirën e vet dhe ishte një pasdite e mirë. A e patë RIberyn 36-vjeçar? Ai ishte më i mirë sesa Cristiano Ronaldo”, tha Commisso.
“Unë e shoh këtë ndeshje si historinë e kompanisë time. Juventusi i kishte lojtarët në vlerë 300 milionë eurosh, ndërsa tanët kanë vlerë 50 milionë euroshe. Por, prapëseprapë ne e morëm një pikë”.
“Nëse më jepni më shumë kohë, unë dua t’i ndihmoj Fiorentinës të fitojë diçka. Shikojeni suksesin që e kemi pasur gjatë dy muajve të fundit, kemi më shumë bileta sezonale të shitura sesa në 30 vjetët e fundit”.
“Ne e kemi rindërtuar skuadrën dhe tani e kemi një kampion të mrekullueshëm si Ribery në skuadër. Nëse ju na jepni më shumë kohë, një ditë ne do t’i fitojmë ndeshjet e tilla”. /Gazeta Express/
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...