Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka uruar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.
Përmes një telegrami, i pari i futbollit botëror e ka falënderuar përzemërsisht presidentin Ademi për besimin, përkushtimin, kontributin dhe mbështetjen e tij për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Qoftë kjo ditë e veçantë e mbushur me lumturi dhe le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ardhmen e lojës së bukur që na bashkon të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjera Infantino në letrën drejtuar presidentit Ademi.

QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...