Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të jetë së shpejti në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar, përcjell arbresh.info.
Përmes një letre drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror shkruan se mezi pret të vizitojë Shqipërinë.
Në vizitën e Presidentit Infantino pritet të inaugurohet “Shtëpia e Futbollit”, një investim i madh i FIFA-s si dhe të zhvillohen festimet për 90 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në qeverinë e futbollit botëror.
Më poshtë, teksti i plotë i letrës së Presidenti Infantino dërguar Presidenti Duka:
I dashur President,
Jam shumë i kënaqur që pata rastin t’ju takoj javën e kaluar në Vjenë për Kongresin e 46-të të Zakonshëm të UEFA-s.
Siç edhe e diskutuam, do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vizitoj vendin tuaj në muajt në vijim, për t’u takuar me anëtarët e komunitetit shqiptar të futbollit dhe zyrtarët e qeverisë si edhe për të ndarë vizionin tonë për futbollin dhe mënyrat për të zhvilluar më tej lojën tonë dhe promovimin e vlerave të saj në Shqipëri dhe në rajon.
Zyrat tona do të kontaktojnë për të gjetur datën dhe orën e duhur për vizitën. Ndërkohë, ju uroj sa më shumë suksese për organizimin e finales së UEFA Conference League 2022 në Tiranë dhe pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri shumë shpejt.
Juaji sinqerisht,
Gianni Infantino
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...