Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti Halil Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë, kanë qëndruar në Leposaviq, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, presidenti Ademi dhe kryetari Hetemi kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parasheh rregullimin e kompleksit sportiv dhe fushës së futbollit në këtë komunë, përcjell Arbresh.info.
Kjo iniciativë shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të sportit dhe aktiviteteve të ndryshme shoqërore në këtë komunë, e cila për shumë vjet nuk ka pasur investime në sport.
Presidenti Ademi ritheksoi edhe një herë se FFK i ka dyert e hapura për regjistrimin në gara për të gjitha klubet në të gjithë territorin e Republikës, duke përfshirë edhe ato nga Leposaviqi ku u nënshkrua memorandumi.
Ndërkaq, humanisti i njohur Halil Kastrati sigurisht do të bëjë mrekulli edhe në komunën e Leposaviqit me projekte, siç ka bërë edhe në të gjitha komunat e Kosovës e më gjerë.
Bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe FFK-së është thelbësor për zhvillimin dhe përparimin e komunitetit të futbollit, andaj nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të sjellë fryte për të rinjtë e kësaj treve, duke nxitur bashkëjetesën në paqe përmes sportit./Arbresh.info/
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...