Me ftesë të presidentit të KF Kukësit, Safet Gjici dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të shtunën, ka marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të ri “Kukës Arena”.
Kësisoj pas më shumë se dy vitesh skuadra kuksiane është rikthyer në shtëpinë e saj të re, ku është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Laçit.
“Kukës Arena” është një tjetër vepër madhore e infrastrukturës sportive, investim i përbashkët i FSHF-së dhe Qeverisë shqiptare. Pjesë e inaugurimit ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, derisa tribunat e stadiumit ishin përplotë me tifozë, të cilët që një kohë të gjatë kishin pritur rikthimin e skuadrës së zemrës në qytetin e tyre. Para ndeshjes u mbajt edhe një program i pasur artistik.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...