Daku ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqeonasve.
Ai kërkoi falje dhe shprehi keqardhje, për veprimin e tij.
Veprimi I Mirlind Dakut gjatë Evropianit në Gjermani, vazhdon të komentohet në Rusi, ku sulmuesi e zhvillon karrierën në nivel klubesh.
Klubi i Dakut, Rubin Kazani, ka paralajmëruar dënimin e tij, por nuk ka ndonjë njoftim deri më tani.
Teksa për veprimin e Dakut foli edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Aleksandr Dyukov.
Ai ka lënë të kuptohet se Daku do të dënohet.
“Kjo gjithsesi është e padëgjuar dhe e papranueshme. E di që Rubini do të marr masa ndaj lojtarit”, ka thënë Dyukov për agjencinë ruse TASS.
Mirlind Daku sezonin ka qenë lojtari më i dalluar tek Rubini./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...